Politikë Më shumë

Vuçiq anullon vizitën në Mal të Zi

Prej tvteuta15:53, 4 Janar 2020

Presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiq, ka anulluar vizitën e planifikuar në Mal të Zi, e cila u paralajmërua për 6 janar. Vuçiq si arsye të anullimit të vizitës theksoi faktin se nuk dëshiron ti ofrojë alibi pushteti në Mal të Zi që të fajsojë Serbinë për cënim të pavarsisë së vendit. Ai edhe njëherë shprehu mospajtimin e tij me ligjin për liritë fetare të miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, i cili sipas tij ka për qëllim të zvoglojë korpusin serb në vend. Vuçiq zbuloi se qyteti që planifikonte të vizitone ishte Plevlja, dhe se për anullimin e vizitës ka përkrahjen edhe të kryepshkopit të kishës serbe.

  • 1

    Radio