Rajoni/Bota Më shumë

Vuçiç marrëveshje me Putin për gazin, asnjë koment për luftën

Prej tvteuta10:04, 30 Maj 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme për gaz” me Rusinë, shkruan Euronews.

Për këtë më marrëveshje palët u dakordësuan gjatë një bisede telefonike të dielën.

Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus dhe kompanitë e saj kryesore të energjisë janë nën pronësinë e shumicës ruse.

“Ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë,” u tha Vuçiç gazetarëve.

“Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, e cila është elementi i parë i kontratës që i përshtatet shumë palës serbe”, u shpreh ai më tej.

Marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Beograd në fillim të qershorit – një vizitë e rrallë nga një zyrtar i lartë i Kremlinit në një vend evropian që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe vendi i tij nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Transportuesi kombëtar ajror i vendit “Air Serbia” është gjithashtu ndër të paktat në kontinent që ende kryen fluturime për në Rusi.

/shkruan euronews.al

  • 1

    Radio