Rajoni/Bota Më shumë

Vuçiç kundër tankeve për Ukrainën

Prej tvteuta15:12, 4 Shkurt 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic akuzoi perëndimin se po bën gabimit më të madh politik i me dërgimin e tankeve në Ukrainë, “veçanërisht tankeve gjermane”. Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më parë në qëndrimin e tyre pro luftës në Ukrainë.
Deklarata e Vuçic erdhi gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.
Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por se nuk i shërben asaj. Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.

  • 1

    Radio