Rajoni/Bota Më shumë

Vuciq vetëm, krerët e Ballkanit të gjithë bashkë në Davos

Prej tvteuta18:10, 19 Janar 2023

Ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet një foto e shkrepur nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shihet i vetmuar në panelin për Ballkanin Perëndimor.
Të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë në pranel, vetëm Vuciqi është i ulur veçmas një rresht prapa. Nuk dihet deri tani nëse ka qenë dëshira e tij të ndahet nga të tjerët.
Fotoja tregon edhe të dërguarin e posacëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama e presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.
Pjesëmarrësit në panel diskutuan sfidat me të cilat po përballen vendet e Ballkanit Perëndimore, nevojën për ruajtjen e stabilitetit si dhe krijimin e kushteve për arritjen e rritjes ekonomike. Kjo nuk është megjithatë hera e parë që Vuçiq fotografohet në situata të tilla, pasi në samite të tjera është fiksuar nga kamerat teksa qëndron i shkëputur nga të tjerët.

  • 1

    Radio