Vritet në detyrë polici në Igallo. Arrestohen 3 shtetas të Kosovës

Prej tvteuta10:29, 16 Dhjetor 2019

Ditën e djeshme në Igallo si rezultat i sulmit me armë zjarri, humbi jetën polici i policisë kufitare, Millutin Lekoviq. Ky i fundit u qëllua nga një person i cili supozohet së është shtetas kosovar gjatë procesit të identifikimit. Menjëherë pas ngjarjes 3 personat e ndaluar tentuan të kalojnë kufirin për në Kroaci por u arrestuan pas disa orëve. Personat në fjalë nuk kanë dokumenta personale prandaj deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre. Mesazhe ngushëllimi për familjen e policit të rënë në detyrë ka dërguar kryeministri i vendit Dushko Markoviq, si dhe presidenti Millo Gjukanoviq.

foto: Banjo Simić

  • 1

    Radio