Vrasje në Shkodër!
Prej tvteuta2 September 2022

Një person u qëllua për vdekje këtë pasdite në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Ismet Cekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri. Ndaj tij, autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të vdekur. Pak ditë më parë, Cekorja doli në një konference për mediet ku kërkonte nga shteti drejtësi, pasi sipas tij, djali i shpallur në kërkim për plagosje, është i pafajshëm. Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë. Shkruan Top Channel