Vrasja e qenve,fotografitë pushtojnë rrjetët sociale
Prej tvteuta20:52, 24 Prill 2019
Vrasja e qenve që po
bëhet në mënyrë të fshehtë po i shqetëson shumë organizatat për mbrojtjen e
kafshëve.
Sipas Nikolla Batriçeviq nga OJQ “Panda”që merret kryekput me mbrojtjen e
kafshëve këto vrasje I quan mizore ,dhe
për këto krime ndaj kafshëve dikush
duhet të japë përgjegjësi.
“Nuk është hera e parë,skena të tilla kemi pas rast të shohim në vazhdimësi,por më brengosëse është se gjer më tani nuk ka dhënë përgjegjësi as kush”I tha Batriçeviq televizionit Teuta .
“Vrasja e tyre nuk mund të bëhet pasi që nuk lejohet as me konventa ndërkombëtare për të drejtat e kafshëve. Andaj, jo vetëm Komuna e Ulqinit, por të gjitha komunat tjera duhet të kenë kujdes, që të krijojnë kushte për ta.
Duhet urgjentisht të fillojë të bëhet kastrimi,sterilizimi dhe vaksinimi I qenve endacak,u shpreh ai . Batriçeviq tha se azili I qenëve nuk I plotëson kushtet për strehimin e qenëve endacak