Politikë Më shumë

Votohet raporti i kryetarit, Çapuni abstenon

Prej tvteuta18:43, 10 Qershor 2020

U mbajt sot mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të cilën u shqyrtua vetëm një pikë e rendit të ditës. Bëhet fjalë për raportin e punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2019. Mbi këtë pikë 22 këshilltarë votuan pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, ndër të cilët edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni. Mledhja e kuvendit ishte e paraparë të fillonte në ora 11 por fillojë me rreth 1 orë e gjysëm vonesë.Nga opozita raporti i kryetarit nuk u prit mirë dhe pati kritika të ashpra sidomos në disa segmente.Kryetari i komunës se Ulqinit Loro Nrekiq tha se te gjitha kritikat janë të mirëpritura dhe se bllokadat e shumta kanë ndikuar në mos realizimin e projekteve.Vazhdimi i seancës do të jetë javën e ardhshme.

  • 1

    Radio