Politikë Më shumë

Votohen ndryshimet ne Ligjin mbi perdorimin e simboleve kombetare dhe Ligjin mbi rendin dhe qetesine publike

Prej tvteuta23:40, 27 Dhjetor 2019

Kuvendi i Malit te Zi pas shume diskutimesh dhe mbledhjeve maratonike, perfundoi punimet e mbledhjes se nente te seances se dyte ne te cilen u votuan mjaft pika te rendesishme, sic eshte buxheti i vitit 2020. Ne kete seance si pika te rendesishme, sidomos per pakicen shqiptare ishin dy ligje, Ligji mbi perdorimin e simboleve kombetare dhe Ligji mbi rendin dhe qetesine publike, me te cilet qytetaret nuk do te denohen me per perdorimin e simboleve kombetare. Pjesetaret e popullates shqiptare ne Mal te Zi shpesh denoheshin dhe torturoheshin per shkak te perdorimit te flamurit kombetare, gje e cila nuk ndodhte me perdorimin e flamujve tjere, te kombesive tjera.

  • 1

    Radio