“Vogue” rekomandon Malin e Zi
Prej tvteuta12 January 2017
Revista e njohur “Vogue” e ka cilësuar Malin e Zi si një nga destinacionet më interesante për tu vizituar në vitin 2017. Sipas kësaj reviste, arsyet për ta vizituar Malin e Zi janë çmimet më të ulta se në Kroaci dhe Greqi, ushqimi i mirë, bregdeti, hotelet gjithnjë e më ekskluziv, linja e anijeve kruzer, si dhe aventurat në natyrë.
Edhe pse çmimet janë më të larta se në Maqedoni dhe Shqipëri, përsëri janë më të lirë se në vendet tjera konkurente si Kroacia apo Greqia, çka duke pasur parasysh ofertën e larmishme, e bën malin e Zi destinacion shumë interesant, shkruan “Vogue”.