Vlladimir Novoviq zgjidhet kryeprokuror special

Prej tvteuta20:02, 18 Mars 2022

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Vlladimir Novoviq, u zgjodh kryeprokuror special në një seancë të Këshillit Prokurorial.

Kryeprokurorja e shtetit në detyrë Maja Jovanoviq emëroi Novoviqin si kryeprokurorin e ri të posaçëm, duke thënë se ajo vlerësonte njohuritë dhe aftësitë e tij, dhe  konsiderojë se mund ta kryejë me sukses funksionin.

Për këtë propozim të saj votuan anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe ai propozim mori mbështetjen e dhjetë anëtarëve të Këshillit, vetëm prokurorja Gjurgjina Ivanoviq nuk votoi.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, Andrej Milloviq, pas mbledhjes së këshillit tha se kanë zgjedhur një njeri me biografi të pastër dhe një gjykatës suprem dhe se presin të kenë rezultate të tilla si kryeprokuror special.

  • 1

    Radio