Vlerësimi i dëmeve në pritje

Prej tvteuta11:17, 7 Prill 2015

Akoma nuk dihet se sa do të jenë dëmet nga vërshimet që me 5 mars të këtij viti kanë përfshirë zonën urbane të komunës së Ulqinit . “Dihet vetëm një gjë, që dëmet janë shumë të mëdha pasi kemi të bëjmë me përmbytjen e më shumë se 100 objekteve banimi, dhe objekteve afariste. Shpresoi që komisioni do të arrijë të bëjnë vlerësimin deri në fund të kësaj jave dhe pastaj do të kemi një pasqyrë të qartë të situatës së krijuar nga vërshimet e 5 marsit “deklaroi për televizionin Teuta Milazim Mustafa sekretar për ekonomi.

Në sekretariatin për ekonomi kanë arritur 95 kërkesa, 79 nga personat fizik, 11 nga ata juridik dhe 5 kërkesa për shembje të dheut në rrugë. Sipas sekretarit Mustafa nuk janë regjistruar të gjitha dëmet pasi një numër i personave të cilët kanë pasur dëme nuk janë paraqitur me kërkesë në sekretariatin tonë. Zonat të cilat kanë pasur më shumë dëme është lagja e Totoshit, pastaj përgjatë aksit rrugor nga pompa e vjetër e derivateve deri tek ajo në dalje të qytetit,po ashtu janë prekur edhe pjesë tjera të qytetit.

Dëmet të cilat kanë pësuar objektet afariste nuk do të merren parasysh sepse ata janë të obliguar me ligj ti sigurojnë objektet e tyre,ndërsa ata që kanë pësuar dëme në objekte banimi sipas sekretarit Mustafa do ju kompensohet pjesërisht edhe pse siç deklaroi Mustafa ekziston vullneti i mirë i pushtetit për të bërë dëmshpërblimin ,por në këtë situatë të rëndë ekonomike vështir që do mund të realizohet.

  • 1

    Radio