Politikë Më shumë

Vjollca Lika Cobaj i kerkon Qeverise depolitizim te shkollave(VIDEO)

Prej tvteuta02:49, 8 Mars 2015

Nenkryetarja e Forumit te Gruas te Forces se re demokratike Vjollca Lika – Çobaj, me rastin e 8 marsit  përfaqsoi  Forcën e  Re Demokratike në Parlamentin e Grave te organizuar nga Kuvendi i Malit te Zi, me c rast iu drejtua Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit, me pyetjen: Ne baze te cilave kritere behet perzgjedhja e  përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit si anëtarë në këshillat  drejtuese  të shkollave, dhe se a do të ndërmarrë Ministria e Arsimit ndonjë iniciativë në të ardhmen për depolitizimin e këshillave drejtuese në këto institucione

Investimi  në sistemin e arsimit, tha Çobaj, do të thote investim  në ardhmërinë e shoqërisë.  Duke u nisur nga kjo sistemi arsimor në Mal të Zi  ka mungesa të shumta. Vet procesi i reformës në arsim, paraqet një paradoks në vete duke marr parasysh që shkollat,   nuk plotësojnë as kushtet elementare  për mësim.  Reforma në sistemin e arsimit i’u është servuar shkollave nga qendra, gjegjësisht Ministria e Arsimit,  duke i lënë ata pa asnjë mbështetje në implementin e këtij procesi aq të rëndësishëm në formimin e gjeneratave të reja.

Pyetjen mund ta degjoni ne gjuhen shqipe ne videon ne vazhdim.

https://www.youtube.com/watch?v=N64B5yUSPQI

 

 

  • 1

    Radio