Sociale

Sociale Më shumë

Vjedhja e ndihmës humanitare: Arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Prej tvteuta14 June 2017

Policia e Kotorrit ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet M.K , si të dyshuar për vjedhjen para disa ditëve të ndihmës humanitare e cila ishte mbledhur për një fëmijë të sëmurë nga ky qytet. Sipas mediave, personi në fjalë është identifikuar nga një qytetar i cili ka lajmëruar organet e rendit. Policia ka njoftuar se tek personi është gjetur një pjesë e parave të vjedhura, dhe se ndaj tij do të procedohet me masa të mëtejshme.