Aktuale Më shumë

Vjedhja e cigareve nga Porti i Tivarit. Arrestohet M.P (36) nga Danillovgradi

Prej tvteuta17:31, 13 Mars 2022

Oficerët e Drejtorisë së Policisë, duke ndërmarrë aktivitete disaditore, identifikuan dhe arrestuan në orët e para të mëngjesit 36-vjeçarin, Millan Popoviq nga Danillovgradi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë në dëm të kompanisë “Montenegro duvan komerc” nga Mojkovaci, e cila posedon depon në Zonën e Lirë Doganore të Portit të Tivarit.

Ai dyshohet se netët nga 28 shkurti deri më 1 mars, qëllimisht dhe me marrëveshje paraprake me persona të panjohur, ka ardhur në depon e kompanisë në fjalë në Portin e Tivarit dhe ka thyer derën e saj nga e cila ka tjetërsar 238 paketa cigare. Dyshohet se si më pas cigaret e vjedhura i ka transportuar me kamion në Danilovgrad, ku ia ka dorëzuar një personi ende të panjohur, për çka ka marrë kompensim monetar të dakorduar për transportin e cigareve.

Oficerët e Drejtorisë së Policisë po ndërmarrin masa dhe veprime për zbardhjen e të gjitha fakteve të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve të tjerë të kësaj vepre penale, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio