Vizitë e mirë në prezantimin e automjeteve elektrikë në Ulqin
Prej tvteuta10:00, 5 Gusht 2019
Prezantimi i automjeteve elektrikë në Ranë, në Ulqin, është vizituar nga një numër i madh i qytetarëve dhe turistëve të cilët pushimet po i kalojnë në Ulqin. Në manifestimin e parë të këtij lloji në Mali të Zi, Komunës së Ulqinit i janë bashkuar Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike i Universitetit të Malit të Zi, kompania Green Move nga Podgorica, limo servis Tesla Club, Loud Shop dhe Mobile Drive nga Ulqini, si dhe Zekirja Ramushi nga Zvicrra me makinën e tij private. Kryetari i Komunës Loro Nrekiq të gjithë pjesëmarrësve i ndau mirënjohje dhe deklaroi se ky aktivitet ka për qëllim rritjen e vetëdijes të qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të automjeteve elektrike në komunikacion „E-mobility Days“ (Ditët e e-mobilitetit) në Ulqin janë mbajtur me moton „The Future is Electic“ (E ardhmja është elektrike”, si aktivitet i projektit „e-GUTS – Electric, Electronic and Green Urban Transport System“, të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të programit transnacional të Danubit.