Politikë Më shumë

VIZITË BASHKISË SË TIRANËS

Prej tvteuta11:29, 18 Shtator 2015

Delegacionin e Komunës së Ulqinit me në krye kryetarin, Fatmir Gjeka, në përbërje të të cilit ishin edhe kryeparlamentari vendor Mr.Fuad Haxhibeti, sekretari Milazim Mustafa si dhe përfaqësuesit e Zyrës ICP pranë Komunës së Ulqinit.
Ata u priten nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe nënkryetari i Bashkisë,Andi Seferi.
Në takim u diskutua edhe këmbimi i përvojave të funksionimit më efikas të pushtetit lokal dhe administratës publike. Gjithashtu u dakorduan që si zhvillim kulturor në Tiranë të kremtohen ditët e Ulqinit, si dhe në Ulqin ditët e Tiranës.

  • 1

    Radio