Ekonomi Më shumë

VIZITA E REKORDEVE TURISTIKE

Prej tvteuta13:33, 7 Shtator 2015

Stina e sivjetme turistike, në saje të motit të mirë,bukurive natyrore, sigurisë dhe jetës së pasur të natës, Ulqini është shquar si destinacion i përzgjedhur i mysafirëve nga përmasat e ndryshme evropiane dhe botërore.
Mbi këto baza, në Ndërmarrja hotelerike- turistike “Riviera e Ulqinit” pohojnë se janë shumë të kënaqur me vizitë, e cila është për 20 për qind më e mirë se vitin e kaluar.
“Kapacitetet tona në Plazhin e madh dhe Adë janë të mbushur nga qershori. Ada i theu të gjitha rekordet. Shumë më i mirë ishte edhe konsumi jashtë pansionit”, thonë zyrtarët e kësaj ndërmarrje.
Edhe kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve të Ulqinit Prela Shkrela është i kënaqur me rezultatet e sezonit.

  • 1

    Radio