Politikë Më shumë

Vizita e delegacionit të Komunës së Strugës në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

Prej tvteuta19:46, 7 Maj 2015

Një delegacion nga Komuna e Strugës në përbërje nga kryetari i Kuvendit të Strugës z. Abdullah Qazimovski, z. Krenar Lloga, sekretar i Komunës dhe Verim Kaba drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime të Strugës, ishin sot për vizitë në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, delegacioni është pritur nga Kryetari i Këshillit z. Genci Nimanbegu dhe sekretari Faik Nika.

 

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni, për situatën politike,ekonomike, arsimore, dhe kulturore në qytetin e Strugës.

 

Gjithashtu është diskutuar  për mundësitë e bashkpunimit në sferën e kulturës, në takim është propozuar që shoqërit kolturo-artistike të shqiptarëve nga Mali i Zi të jenë pjesëmarrëse në festivalin “Këngë Jeho” që mbahet në qytetin e Strugës dhe mundësia që shoqëritë kulturore nga Struga të marrin pjesë në festivalet që mbahet në trevat shqiptare në Malin e Zi.

 

Në kuadër të kësaj vizitë janë shkëmbyer dhurata simbolike ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar z. Genci Nimanbegut dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Strugës z. Abdullah Qazimovski.

 

Në përfundim të takimit, kryetari i Këshillit Kombëtar i ka udhëhequr mysafirët për të vizituar qytetin e Ulqinit.

 

 

                                                                                                    

  • 1

    Radio