Vizioni 10 vjeçar për përmirsimin e ambientit jetësor
Prej tvteuta12:46, 18 Qershor 2015
Organizatat joqeveritare UBA dhe Hapi i Gjelbër kanë bërë prezantimin e projektit të tyre Bojana Tour. Prezantimi u mbajt në sallën e vogël të kuvendit komunal. Xhelal Hoxhiq kryetar i OJQ Hapi i Gjelbër tha së qëllimi i këtij projekti është mbrojta dhe promovimi i bregdetit të Ulqinit. Realizimi i projektit në fjalë ka filluar në nëntor të vitit 2013 dhe përfundon në nëntor të vitit 2015.
Hoxhiq tha se në kuadër të këtij projekti gjërë më tani janë mbajtur dy puntori ndërsa kjo është puntoria e tretë e cila është e fukusuar në vizionin 10 vjeçar të përmirësimit të ambjentit jetësor. Ky projekt financohet nga CEF.
Profesor Pedro Fernandez udhëheqës në qendrën evropiane për mbrojtjen e natyrës me seli në Barcelonë, tha se deri më tani ata kanë financuar 7 projekte për komunën e Ulqinit. Prezantimi i tij ishte i ndarë në dy pika kryesore , njëra e fukusuar në vizionin 10 vjeçar të përmirësimit të ambientit jetësor ndërsa e dyta tek strategjia e komunikacionit për turizëm të qëndrueshëm.
Elvir Zeçeviq prezantoi kapacitetet që mund të ofroi Ada , plazhi i madh dhe pylli i pishave, duke u fukusuar në ruajtjen e ambientit jetësor si dhe propozoi krijimin e dy rrugicave në Adë për këmbësorët.
Ndërsa Anton Stanoviq në prezantimin e projektit tha se këto nuk janë propzimet konkrete me qenë se çdo propozim është në bashkëpunim edhe me propozimet e të pranishëmve të cilët kanë marr e pjesë edhe në dy puntoritë e para. Megjithatë, fokusi gjithmonë është në sa më pak asfaltim dhe më shumë gjelbërim.
Ndërsa, prezantimi vazhdoj edhe me propozimet dhe bisedat e të pranishmëve. Ndërsa në nëntor kur edhe do të jetë perfundimi i këtij projekti kryetari i OJQ Hapi i Gjelëer Xhelal Hoxhiq tha se do të ketë një prezantim me konkret dhe më të gjërë.