Aktuale Më shumë

Vitin e kaluar janë sekuestruar 24 milion euro

Prej tvteuta09:52, 23 Janar 2017

Organet kompetente të Malit të Zi vitin e kaluar nëpërmjet hetimeve financiare dhe marrëveshjeve për pranimin e fajit kanë sekuestruar rreth 24 milion euro, të cilat të pandehurit i kanë fituar në mënyra të paligjshme.

Kjo shifër nuk është përfundimtare pasi në proceset aktuale pritet që të sekuestrohet edhe pjesa tjetër prej 3.8 milionë eurove, çka do ta çojë shumën e përgjithshme në 28 milion euro, tha për “Pobjeda” zedhënësja e Prokurorisë speciale Natasha Unkoviq-Maljeviq.

Pjesa më e madhe e tyre janë sekuestruar në Budva, ku vetëm në çashtjen “TQ Plaza” janë marrë mbi 19 milionë euro, kurse nga kompania “Gugi Comerce” 6 milion euro.

  • 1

    Radio