Vitin e ardhshëm planifikohet rritje e të ardhurave buxhetore
Prej tvteuta17:47, 16 Dhjetor 2016
Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit , Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se buxheti për vitin e ardhshëm është mjaft ambicioz, dhe nëse realizohen rritjet e planifikuara të të ardhurave, atëherë realizimi total i tij nuk do të vijë në pyetje. Sipas Osmanoviq, rritja e efikasitetit të vjeljes së tatimeve parashikohet në masën 15-20 %, çka është reale nëse merret parasysh rritja prej 11% e realizuar këtë vit.
Risi në këtë projekt buxhet do të jetë edhe propozimi për rrijen e tatimit bazë në patundshmëri  prej 20%, si dhe tatimi i ri i detyruar për komunali i cili do të vendoset në nivel vendi, i cili është në masën e 2,5 cent për metër katrorë në muaj. Po ashtu edhe taksa turistike do të rritet prej 50 në 70 cent. Në pyetjen nëse rritja e këtyre tatimeve do të rrisë edhe  pakënaqësinë e qytetarëve, Osmanoviq tha se kjo edhe mund të pritet, por se tatimet në Ulqin në krahasim me komunat tjera janë më të ulta, dhe se të gjitha mjetet do tu kthehen qytetarëve në formë të investimeve, që për vitin e ardhshëm janë planifikuar në masë më të madhe se në të kaluarën.