Shëndeti Më shumë

Vitamina që mund ta zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kanceri

Prej tvteuta22:09, 3 Shkurt 2022

Një hulumtim i ri i publikuar në revistën Frontiers in Nutrition tregon se konsumimi i disa vitaminave mund të zvogëlojë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit dhe madje mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të kancerit në përgjithësi.

Studiuesit kanë zbuluar se vitamina C lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të 11 llojeve të ndryshme të sëmundjeve kanceri i fshikëzës, gjirit, mitrës, ezofagut, stomakut, mushkërive, pankreasit, prostatës, kanceri i qelizave të veshkave, si dhe tumoret e mitrës dhe glioma.

Gjithashtu, marrja e vitaminës C është lidhur me një shans të reduktuar të zhvillimit të kancerit. Studimi analizoi rezultatet e 3.562 artikujve që shqyrtonin lidhjen midis marrjes së vitaminave dhe gjasave për zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Nutricionistja Gail Mayer thekson se në shumë studime të përfshira në këtë analizë, nuk është e qartë se ku pjesëmarrësit në studim e merrnin vitaminën C nga frutat apo suplementet.

“Shpesh suplementet me vitamina dhe minerale nuk kanë të njëjtat përfitime si kur ne konsumojmë lëndë ushqyese që janë pjesë e ushqimit”, thotë Mayer.

“Vitamina C vjen nga frutat dhe perimet që përmbajnë gjithashtu fibra dhe vitamina të tjera, minerale, antioksidues dhe fotokimike të panumërta që kontribuojnë në shëndetin tonë në shumë mënyra”, shtoi ajo.

“Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e kancerit është të hani ushqime të shëndetshme që përfshijnë proteina të pastra, drithëra, shumë perime me gjethe jeshile, fruta dhe kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara”, tha Cedrina Calder për EatThis.

  • 1

    Radio