Vit rekord i martesave në Ulqin. 21 përfundojnë me divorc

Prej tvteuta10:20, 4 Shkurt 2020

Në vitin 2019 në Komunën e Ulqinit janë regjistruar 179 martesa , 28 më shumë se në vitin 2018. Sipas fjalëve të Rajka Prodanoviq nga zyra civile, lidhje martesore kanë krijuar si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit, ku mosha mesatare ishte prej 25 deri 30 vjeç. Nga ana tjetër, gjatë vitit të kaluar 21 martesa kanë përfunduar me divorc, çka sipas Prodanoviq është një shifër normale krahasuar me numrin e popullsisë. Vitin e kaluar, Ulqini ishte destinacion popullor për martesa edhe për çifte nga vende të tjera, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me lokacione të preferuara si Ada e Bunës, Plazhi i Madh dhe Qyteti i Vjetër. Numri më i madh i martesave është regjistruar në muajt shtator dhe tetor.

  • 1

    Radio