Rajoni/Bota Më shumë

Viktimizohet Vuçiq: Sot është dita më e vështirë për mua, jemi të shtypur pas murit

Prej tvteuta11 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke u viktimizuar, siç edhe nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë. Vuçiq ka deklaruar se sot për shkak të situatës në veri të Kosovës “ka qenë dita më e vështirë për të që kur ishte president i shtetit dhe që kur ishte kryeministër”. “Ne jemi të shtypur pas murit, për mua kjo është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo edhe kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret sot,” tha Vuçiq për RTS pas seancës së Sigurimit Kombëtar, përjcell Periskopi.