Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

“Vihet në rrezik dialogu”, ambasadori amerikan në Serbi thirrje: Duhet të ktheheni në institucione

Prej tvteuta6 November 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.
Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill.