Aktuale Më shumë

(VIDEO) Ulqin: Grabitje me dhunë pranë shkollës, kërcënohet nxënësi ….

Prej tvteuta15:36, 8 Qershor 2022

Dje rreth ores 16.45 në afërsi të shkollës fillore “Marshali Tito” një minoren 9  vjeçar (A.L.) nxënës i shkollës, I cili pas përfundimit të shkollës derisa priste babain  është kërcënuar me armë të ftohta nga një I ri nga Komuna e Ulqinit.  Minorenit i janë kërrkuar para, mirëpo ai fillimisht ka thënë që nuk ka dhe pastaj, personi deri tani për ne I paidentifikur, e ka kërcënuar fëmiun se ka armë të ftohtë(thikë) dhe djaloshi I ka dhënë pak para(45 cent), kurse të tjerat I ka mshehur, kështu tregoi për TV Teuta Stjepo Luloviq, babai I të miturit.

Ai tregoi se femiu I tij ishte tejet I frikësuar dhe I stresuar nga kjo ngjarje dhe menjëherë kanë shkuar dhe e kanë denoncuar rastin në polici. Policia, sipas zoteri Luloviq, e ka regjistruar rastin dhe e ka procesua më tutje tek Qendra sociale, e cila ëshë kompetente për rastet e minorenëve.

Prindi Stjepo Luloviq, tha se për rastin e fëmiut të tij, përveç Policisë dhe Qendrës sociale, e ka njoftuar edhe institucionin shkollorë ku mëson I mituri (A.L.). Sipas procesverbalit të shkollës, edhe pse bëhet fjalë për situatën e cila nuk ka ndodhur në hapësirat shkollore, thuhet se janë të gatshëm që të marrin pjesë në sigurinë e fëmijëve  të shkollës në secilën mënyrë që të propozojë Drejtoria e policisë dhe Qendra për punë sociale.

Prindi për TV Teuta deklaroi se është i gatshëm që procesin ta çojë deri në fund, për të gjetur drejtësinë dhe me qëllim që këto veprime të mos ndodhin më , dhe asnjë fëmi të mos traumatizohet, siç ka ndodhur me djalin e tij.

 

  • 1

    Radio