Politikë Më shumë

VIDEO NGA KUVENDI – NIMANBEGU:LE TË DEKLAROHEN ATA QË PUNUAN PËR KËTË PROPOZIM TE KOMUNËS SË TUZIT

Prej tvteuta23:08, 25 Nëntor 2015

Sot në Kuvendin e Malit të Zi është zhvilluar diskutimi mbi katër Propozim ndryshime te Ligjeve me të cilat parashihet pavarësia e Komunave urbane të Tuzit dhe Gollubovcit në kuadër të Podgoricës. Ndryshimet parashohin një shkallë më të lartë të autonomisë në krahasim me statusin egzistues. Deputeti i Forces Genci Nimanbegu, ne kuader te diskutimit te tij per ndryshimet e propozuara, tha se këto propozime nuk i ka punuar vetëm PDS-ja por edhe disa përfaqësues të partive shqiptare të cilat i ftoi që të deklarohen publikisht dhe ti njoftojnë votuesit e vetë mbi këtë çështje. Nimanbegu poashtu lexoi edhe emrat e nënshkruesve të iniciativës nga Këshilltarët e Komunës Urbane të Tuzi, të cilët më parë e kanë nisur kërkesën për ndryshime të statusit aktual, e cila përkon me ndryshimet të cilat tani janë në procedurë.

Më gjerësisht ndiqni videon e plotë nga diskutimi i deputetit Nimanbegu. 

  • 1

    Radio