Rajoni/Bota Më shumë

(VIDEO) Biden: Veprimet e Putinit janë fillimi i invazionit të Rusisë në Ukrainë, do të sanksionojmë Moskën

Prej tvteuta23:02, 22 Shkurt 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka përshkruar veprimet e mbrëmshme në Ukrainë si “fillim i invazionit rus në Ukrainë” – duke zbuluar sanksionet e reja që do të vihen për të ndëshkuar Moskën.

“Do të fillojë implementimin e sanksioneve si kundërpërgjigje – larg më të ashpra sesa ato që i kemi implementuar së bashku me aleatët në vitin 2014. Nëse Rusia vazhdon me këtë invazion, jemi të gatshëm të shkojmë tutje me sanskione”, tha Biden.

Biden dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë perëndimor janë zotuar për vënie të një sërë sanksionesh që do të kenë pasoja për Rusinë, nëse trupat e saj futen në Ukrainë.

Presidenti amerikan tha se pritet të ketë masa edhe më të fuqishme, nëse Putin nuk i peshon mirë veprimet dhe fillon sulmet në Ukrainë, siç është kishin paralajmëruar më herët zyrtarët amerikanë.

Fjalimi i Biden 01:37:05

 

  • 1

    Radio