Veshja e Anës së Malit në Muzeun Popullor të Malit të Zi
Prej tvteuta10:01, 31 Korrik 2019
Muzeu Popullor i Malit të Zi prej tani do të jetë më i pasur edhe për veshjen tradicionale të grave të Anës së Malit. Kjo veshje muzeut iu dhurua nga mësimdhënësja Luljeta Avdiu Cura. Drejtoresha e muzeut, Anastasija Miranoviq, u shpreh falenderuese për dhuratën dhe bëri thirrje që ky shembull të ndiqet edhe nga persona të tjerë, në mënyrë që muzeu të pasurohet me veshje tradicionale. Më herët, Muzeut Popullor në Mal të Zi iu dhurua edhe veshja tradicionale e Krajës.