Vërtetohet akuza ndaj Mandiq dhe Knezheviq
Prej tvteuta7 June 2017
Këshilli i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka vërtetuar akuzën e Prokurorisë Speciale kundër liderëve të Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq në rastin e çështjes së grushtit të shtetit, çka i hap dyert fillimit të gjykimit. Sipas informacioneve të gazetës Dan, gjykatësi Dragoje Joviq së shpejti do të bëjë të njohur datën e fillimit të procesit gjygjsor, i cili do të jetë i hapur për publikun.