Aktuale Më shumë

Verstappeni arrin fitoren e tetë sezonale në F1

Prej tvteuta15:46, 1 Gusht 2022

Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen ka triumfuar të dielën në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Kjo është fitorja e tij e tetë këtë edicion dhe ai shkon në pushimin mes sezonit të F1 me 80 pikë epërsi në renditje ndaj Charles Leclercut. Piloti i skuderisë së Red Bullit, garën e mbylli me kohë prej 1 ore, 39 minutave e 35.912 sekondash. Pas vetes, Verstappen la dy bolidët e skuderisë së Mercedesit. Lewis Hamilton doli i dyti me gati tetë sekonda prapa Verstappenit, ndërsa George Russell siguroi vendin e tretë. Carlos Sainz përfundoi i katërti në një tjetër ditë katastrofike për Ferrarin, pasi Leclerc doli i gjashti, një vend prapa Sergio Perezit të Red Bullit.

Fitorja e tetë e sezonit e Verstappen ishte e 28-ta në karrierën e holandezit

  • 1

    Radio