Aktuale Më shumë

Verstappen fiton garën për Çmimin e Madh të Francës

Prej tvteuta16:56, 25 Korrik 2022

Piloti i Red Bull, Max Verstappen është fituesi i garës së sotme të Formula 1 për Çmimin e Madh të Francës.

Kampioni aktual i botës ka shënuar fitoren e 27-të në karrierë dhe të shtatën në kampionatin e sivjetmë në pistën “Paul Ricard”. Vendin e dytë e zuri shtatë herë kampioni botëror Lewis Hamilton nga Mercedes, për të cilin kjo ishte gara e 300-të në karrierën e tij.Vendin e fundit në podium e zuri shoku i skuadrës së Hamiltonit, George Russell.Piloti i Red Bull Sergio Perez e përfundoi garën i katërti dhe Carlos Sainz nga Ferrari përfundoi i pesti, i cili gjithashtu mori një pikë shtesë për xhiron më të shpejtë.Pikët fituan edhe Fernando Alonso (Alpin), Lando Norris (McLaren), Esteban Ocon (Alpin), Daniel Ricciardo (McLaren) dhe Lance Stroll (Aston Martin).

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili fitoi pole position në Francë, humbi kontrollin e makinës në xhiron e 18-të dhe përfundoi në gardh dhe deri atëherë mbante pozitën e liderit.Në renditjen e përgjithshme pas 12 garash kryeson Verstappen me 233 pikë, Leclerc është i dyti me 170 dhe Peres është i treti me 163 pikë.Gara e radhës është të dielën e ardhshme për Çmimin e Madh të Hungarisë

  • 1

    Radio