Sociale Më shumë

Vera që përcollëm, rekord dasmash

Prej tvteuta22:49, 26 Nëntor 2022

Dasmat në Ulqin mbesin një traditë e pa shmangur. Edhe kyt vit është parë që çiftet dhe familjarët nuk janë kursyer për të organizuar dasmat e tyre.

Njëri nga pronaret e sallave të dasmave , pikërisht pronari i Restaurant “Primavera”, Jakup Kupo Fici tha se ky vit ka thyer rekordin e çdo viti, e arsyeja thotë ai është edhe pandemia e cila ndërpreu shumë organizime.

Duke e pyetur për rritje të çmimit, ai tha se nuk kishte zgjidhje, duke thënë se është munduar të bëjë rritjen më minimale, nga pjata e thjeshtë që ishte 24 euro në 27.

E për vitin që vjen njësoj tha se kanë filluar rezervimet, e që janë të shumta.

  • 1

    Radio