Aktuale Më shumë

“Veprimtaritë Komunale”: Do të mbiellim 4000 pisha dhe do të pastrojmë prapavijën e Plazhit të Madh

Prej tvteuta16:18, 24 Nëntor 2022

Sot në ambientet e ndërmarrjes Sh.P.K.”Veprimtari Komunale” u mbajt një mbledhje me organizaten JICA nga Japonia, të Mirat Detare, Sekretarijati për Veprimtari Komunale dhe Banesore dhe NP Administrata për Pyje. Në mbledhje u dakorduam për pastrimin e prapavijës së Plazhit të Madh dhe mbjelljen e afro 4000 bimë pishe me të cilat do të bëhet revitalizimi i një pjese të madhe të pyllit të pishave.Mesazhi më i rëndësishëm që u nis nga kjo mbledhje është që mendojmë për brezin e ardhshëm,për mjedisin jetësor në të cilin ato do jetojnë dhe gjithësesi ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësorë.
Pjesëmarrësve dhe posaçërisht Organizatës JICA i falenderohemi për iniciativen e marrë dhe ktë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për komunen tonë.
Gjithmonë në shërbim të bashkëqytetarëve dhe qytetit tonë,
Sh.P.K.”Veprimtari Komunale”-Ulqin

  • 1

    Radio