Aktuale Më shumë

Veprimtari jubilare shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Prej tvteuta15:47, 6 Dhjetor 2022

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi veprimtarinë jubilare shkencore në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Kjo veprimtari u titullua “Një komb – një gjuhë letrare”. Kongresi i Drejtshrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt në Tiranë në vitin 1972, i cili u zhvillua me nismën e Institucionit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë të Universitetit Shtetërorë të Tiranës.Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Arbëreshët e Italisë.

Ismet Kallaba – kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Itelektualëve “Art Club”, dhe  akademiku Gëzim Hoxha – Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqerore  Albanologjike të Akademise së Shkencave të Shqiperise, morën fjalën si bashkë-organizatorë të kësaj veprimtarie.

Akademiku Shaban Sinani, njëherësh sekretar shkencorë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kumtoi në temën “Nga dialekti në normë, rrugë të hapura në shqipen e njësuar”.

Doktor Haxhi Shabani kumtesën e tij e ka titulluar “Një arritje, një dështim, një konstatim dhe një alarm për gjuhën shqipe, standardi i shqipes 50 vite pas”.

I vetmi delgat i Kongresit të Drejtshkrimit nga shqiptarët në Malin e Zi ishte Ismail Doda, atëher drejtori i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë. Doktor Isamil Doda kumtoi mbi mbresat nga Kongresi i Drejtshkrimit dhe jehonën e rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit tek shqiptarët në Malin e Zi.

Akademik Gjovalin Shkurtaj kumtesën e tij e ka titulluar “Kultura e gjuhës dhe bashkësia shoqërore Shqiptare sot”.

Të pranishmit patën mundësi të mësojnë më shumë mbi gjuhën shqipe përmes rrëfimeve që folësit kishin përgatitur. Shqiptarët në Mal të Zi me punën dhe përkushtimin e tyre çdo herë kanë dhënë një kontribut të madh për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare.

  • 1

    Radio