Vendosja e bimëve të reja dekoruese
Prej tvteuta16:57, 16 Shkurt 2019
Prej viti 2012 në Ulqin është tharë një numër i madh i palmave për këtë arsye NP “Veprimtaritë Komunale” është duke bërë mbjelljen e disa llojeve të bimëve dekoruese me qellim mirëmbajtjen e pjesëve të gjelbërurar në qytet. Drejtori i ndërmarrjes në fjalë Skender Kaleziq, u shpreh për Televizionin Teuta se bëhet fjalë për 5 llojë të bimëve kurse lloji më i madhë i tyre është Magnolia. Këto bimë janë të fituara me anë të aksionit të planit për eliminimin e vendeve ku janë dëmtuar palmat dhe vendosjen e bimëve të tjera të cilat do të vendosen në bulevardin “Teuta” , në bulevardin “Vëllezërit Frashëri“ dhe një pjesë tek bulevardi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.