TURIZËM

TURIZËM Më shumë

VENDOSET VINÇI NË KACEME

Prej tvteuta26 April 2019

Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare këto ditë vendosi vinçin elektrik për nxjerrjen dhe uljen e anijeve të vogla në Kaceme.

I tërë konstruksioni i vinçit është prej çelikut, antindryshk, pra i mbrojtur nga ndikimi i detit dhe i pajisur me mjetin për sigurimin nga mbingarkesa. Vinçi do të menaxhohet me telekomandë.

NP “Të Mirat Detare” ndau 35.000 euro për blerjen e vinçit elektrik dhe ndërtimin e themelit prej betonit.