Vendime të reja kadrovike të Qeverisë në mandatin teknik
Prej tvteuta14:13, 14 Shtator 2023
Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendim për shkarkimin e kryetarit të Këshillit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Sigurimeve, Marko Ivanoviq dhe më pas ka miratuar Vendim për emërimin e Marko Ivanoviqit për kryetar të Këshillit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Sigurimeve.
Qeveria i propozoi Kuvendit që Aksionarëve të Plodovi Crne Gore AD Podgorica që të zgjidhet Amra Terziq, M.Sc., për anëtare të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie dhe emëroi Ivan Pupoviqin për përfaqësues të kapitalit shtetëror në Kuvendin e 7-të të jashtëzakonshëm të aksionarëve të Plodovi Crne Gore AD Podgorica.
Më pas u miratua Vendimi për ndërprerjen e mandatit të drejtorit të Arkivit Shtetëror, Sasha Tomanoviq.
Në seancën e Qeverisë është marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të Drejtoreshës së Përgjithshme të Drejtorisë për Bashkëpunim Tregtar dhe Marrëdhënie Ekonomike me Vendet e Jashtme në ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Jellena Jankoviq dhe është marrë vendim për emërimin të Millica Musoviqit si ushtruese e detyrës së sekretares në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.
Qeveria ka miratuar Vendimin për emërimin e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit Njegosh, në përbërje të: Dr. Nexhad Ibrahimoviq (Bosnjë dhe Hercegovinë), Prof. Amelia Liçeva (Bullgari), prof. Kalina Maleska (Maqedonia e Veriut), prof. Andrej Blatnik (Slloveni), Sasha Qiriq (Serbi), Ola Ivançeviq Saviçeviq (Kroaci) dhe Dr Balsha Brkoviq (Mali i Zi).
Gjithashtu, në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar Vendim për shkarkimin e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Marko Radonjiq, si dhe ka miratuar Vendim për emërimin e Marko Radonjiqit për Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë për Pagesat. në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.