Aktuale Më shumë

Vendim i ri për zgjedhjet lokale. Përsëri më 23 tetor

Prej tvteuta09:31, 3 Gusht 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nxori një vendim të ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në 11 komuna dhe në kryeqytetin Podgoricë, si dhe një Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivatit dhe Kuvendin Komunal të Budvës, duke caktuar datën e mbajtjes së tyre më 23 tetor të këtij viti njoftoi Boris Bastijançiq, këshilltar i Presidentit për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike.

“Sot, Presidenti i Malit të Zi ka marrë Vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë, duke vepruar në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht dhe ka si pasojë të menjëhershme juridike shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me fjalë të tjera, ekzekutimin e vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit të Kryeqytetit dhe kuvendeve të komunave të tjera.”, tha Bastiançiq.

  • 1

    Radio