Vendet e rajonit të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit

Prej tvteuta13:16, 16 Prill 2022

SHBA, pret nga vendet e rajonit të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit, ka deklaruar ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke, është kumtuar nga Ministria e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut e të pakicave. Siç është kumtuar, ambasadorja Rajnke, ka porositur në bisedimet me sekretarin shtetëror të këtij resori, Andrej Milloviq, se duke përshkruar korrupsionin si virus i cili mund të infektojë çdo sistem, ka shprehur besimin se vendet e rajonit të bashkëpunojnë kur është fjala për luftën kundër korrupsionit. Ajo, siç thuhet në kumtesë, ka përsëritur përkushtimin dhe mbështetjen e SHBA për Malin e Zi, në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

Milloviq, ka theksuar se hapi i parë që e ka bërë në funksionin e skeretarit shtetëror ka qenë dërgimi i urgjencës Ministrisë së drejtpsisë të Serbisë, për ekstradimin e ish presidentit të Serbisë e Malit të Zi, Svetozar Maroviq. Ai ka shtuar se, përveç kësaj, Mali i Zi nuk ka tjera çështje të hapura me Ministrinë e drejtësisë së Serbisë.

  • 1

    Radio