Veliaj Gjoni: Në Urgjencën e Ulqinit mbi 100 raste në ditë
Prej tvteuta12:16, 24 Korrik 2023
Kujdesi për shëndetin duhet të jetë edhe më i madh gjatë këtyre ditëve të nxehta. Temperaturat në vendin tonë kanë arritur mbi 40 gradë celsius.
Duke u nisur nga kjo si dhe nga shtimi i numrit të mysafirëve në Urgjencën e Ulqinit padyshim që është rritur edhe numri i pacientëve me simptoma të goditjes nga nxehtësia dhe virusit të stomakut, ka deklaruar për Telivizionin Teuta udhëheqësja e Urgjencës në Ulqin, Ardita Veliaj Gjoni.
Ajo përkujtoi se qytetarët duhet të shmangin daljen nga shtëpia në kohën më të nxehtë të ditës, nga ora 10 deri në 17:00, të pinë rreth dy litra ujë, të shmangin udhëtimet si dhe të kenë kujdes nga ndryshimet e temperaturës nga ambientet e mbyllura me jashtë. Diferenca e temperaturës së një dhome duhet të jetë vetëm 7 gradë në krahasim me jashtë.
Rastet në Urgjencën e Ulqinit janë mbi 100 në ditë, fatmirësisht deri më tani situatat kanë qënë të menaxhueshme , shtoj Veliaj Gjoni.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast me përfundim fatal në bregdetin e Ulqinit.