Sociale Më shumë

Vdes poeti, studiuesi dhe profesori Basri Çapriqi

Prej tvteuta09:52, 15 Janar 2018

Poeti, studiuesi, dhe profesori i njohur  i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në moshën 58-vjeçare.
Basri Çapriqi u lind më 1960, në Anë të Malit, Komuna e Ulqinit. Ishte profesor i Letërsisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.

Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi. Varrimi do të bëhet gjatë ditës së martë me 16 janar në Prishtinë.

  • 1

    Radio