VDES ISH PRESIDENTI TURK,DEMIREL
Prej tvteuta17 June 2015
Ish-presidenti i Turqisë, Suleyman Demirel, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Demirel ka shërbyer shtatë herë si kryeministër deri në vitet 1990 dhe ka qenë president nga viti 1993 deri më 2000. Ai ka ndërruar jetë në spitalin Guven në Ankara, ku ka qenë duke u trajtuar nga një infeksion i traktit të frymëmarrjes.