Vdekja e shtetasit austriak në Plazhin e Madh e shkaktuar nga mjet lundrues. Policia në kërkim të autorit

Prej tvteuta09:14, 27 Gusht 2021

Policia e Ulqinit është në kërkim intensiv për një autor të panjohur i cili shkaktoi vdekjen e shtetasit austriak Fatmir Haziri (57) në një skuter ose ndonjë automjet tjetër në Plazhin e Madh të shtunën, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ka mësuar “Vijesti”.

Sipas “Vijesti”, hetuesit deri më tani kanë konfiskuar përkohësisht të paktën pesë skuterë, të cilët do të jenë objekt ekspertize. Autori i panjohur dyshohet se nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit ujor dhe se i është afruar shumë pranë bregut, ku ishte Haziri.

Autopsia tregoi se vdekja ndodhi dhunshëm nga dëmtimet e rrezikshme për jetën – thyerje e qafës dhe brinjëve. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në plazhin “Tropikana”.

  • 1

    Radio