Aktuale Më shumë

Vazhdon rënia e numrit të nxënësve në Shqipëri

Prej tvteuta09:13, 5 Gusht 2022

Sipas institutit të statistikave në Shqipëri përgjatë vitit  2022 ka pasur 136 nxënës dhe 44 studentë për 1000 banorë, ndërsa 5 vite më parë ky raport rezultonte të ishte 153 nxënës dhe 46 studentë për 1000 banorë.

Rënia më e madhe ndihet në arsimin parauniversitar, e arsyeja kryesore sipas INSTAT është se të rinjtë preferojnë të studiojnë jashtë vendit, por që ndikon gjithashtu edhe plakja e popullsisë. Shkaktar tjetër i uljes së regjistrimeve në institucionet arsimore është edhe pandemia, e cila ka ndikuar në rënien e numrit të diplomuesve.

  • 1

    Radio