Sociale

Sociale Më shumë

Vazhdon gjykimi kundër policëve për dhunën ndaj qytetarëve të Ulqinit

Prej tvteuta17 January 2019

Dëshmitarët dhe të dhunuarit nga policia në lokalin “Di Trevi” në Ulqin në vitin 2017, dje kanë dëshmuar në gjykatë kundër policëve të akuzuar për ushtrimin e dhunës së tepruar ndaj tyre. Ato kanë deklaruar se policët Vlladimir Bakoviq, Zoran Miliqeviq dhe Goran Shqepanoviq  pa arsye i kanë goditur gjatë kontrollit me çrast u kanë shkaktuar edhe lëndime të lehta trupore. Policët i kanë mohuar akuzat, edhe pse më herët e kanë pranuar fajin në këmbim të lirisë me kusht, marrëveshje e cila u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit. Sipas tyre, kontrolli ka qenë i nxitur nga një sulm i disa të dyshuarëve ndaj kolegut të tyre Safet Metanoviq, por nga policët nuk kanë pasur sqarim se pse personat nuk janë arrestuar dhe proceduar sipas rregullave.