Kulturë Më shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kalanë e Ulqinit

Prej tvteuta15:35, 21 Shkurt 2019

Vazhdojnë punimet restauruese në Kalanë e Ulqinit

Në citadelën e qytetit të vjetër të Ulqinit, janë duke u kryer punimet restauruese të cilët financohen nga Ministria e Kulturës, kurse punimet po bëhen nga Qendra për konzervim dhe arkeologji. Drejtoresha e kësaj qendre, Biljana Brajeviq, tha për TV Teuta se lokaliteti ishte i lënë pas dore dhe në gjendje të rëndë por me këtë restaurim ai do të sillet në gjendje të re dhe do të mund të shfrytëzohet edhe për zgjerimin e ofertë turistike të qytetit të vjetër. Punimet e para përgatitore për restaurim kanë filluar që prej janarit dhe pritet që ato të përfundojnë ka fundi i muajit mars.

  • 1

    Radio