Sociale Më shumë

Vazhdojnë punimet në parkun në Ranë

Prej tvteuta16:13, 22 Shkurt 2017

Kompania Temko nga Nikshiqi këto ditë po vazhdon punimet në ndërtimin e parkut në Plazh të Vogël, i cili ka kohë që ka mbetur pa u përfunduar. Drejtori i agjensisë për zhvillim dhe ndërtim Shpetim Maraj , tha për Televizionin Teuta se vlera totale e këtij investimi është 94 .000 euro, i cili për shkaqe financiare dhe proceduriale ka pasur vështirësi në realizim.

Maraj njoftoi se së shpejti do të nënshkruhet edhe kontrata me fituesin e prokurimit për fazën përfundimtare, me çka pritet që ky investim të kryhet deri në filim të sezonit veror.

  • 1

    Radio