Sociale Më shumë

Vazhdojnë kërkimet nën gërmadha

Prej tvteuta13:16, 27 Nëntor 2019

Edhe gjatë ditës së sotme në Shqipëri po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe në Thumanë .Sipas informacioneve të cilat qarkullojnë në media nga institucionet relevante bëhet e ditur se  29 persona kanë humbur jetën, 650 janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar. Kërkimet poshtë gërmadhave do të vazhdojnë akoma deri sa të arrihet sigurija që nuk ka më trupa të lënduar apo të humbur.Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë.  Ndërsa mbi 400 familje nga mbrëmë janë strehuar në Kosovë, si në shtëpia private ashtu edhe në hotele.

  • 1

    Radio